Një serb i Kosovës është arrestuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Vushtrri në vitin 1999.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për të janë mbledhur informacione dhe deklarata të dëshmitarëve.
“Bazuar në shkresat e lëndës, deklaratave të dëshmitarëve, informacioneve në rrugët operative, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar serb nën dyshimin për përfshirje në rastin në fjalë. I njëjti me vendim të prokurorit special është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.