Kronikë

Nxënësi në Rahovec ekspozon armë në shkollë, sekuestrohet pistoleta me tre fishekë

Descriptive Text

Polici e Kosovës ka sekuestruar një pistoletyë të llojit Beretta te një nxënës i shkollës së Mesme “12 Maji” në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Sipas njoftimit të Policisë të mërkurën, gjatë marrjes në pyetje, nxënësi i lindur më 2005 e ka pranuar se më 6 dhjetor kishte ekspozuar në hapësirat e shkollës armën.

“Pasi janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit Beretta, një karikator dhe tre fishekë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Image