Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen në tentativë në “Kodrën e Trimave”

Policia e Kosovës ka njoftuar se 32-vjeçari G.B., i dyshuar për vrasjen në tentativë, që ka ndodhur më 6 tetor në lagjen “Koda e Trimave”, në Prishtinë, është dorëzuar. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Pas një pune intensive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë. “Rasti ka ndodhur me datën 06.10.2022 në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë tentim vrasje Policia kishte njoftuar edhe kur ajo kishte ndodhur. “Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja”, thuhej në raportin e Policisë.