Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Istog, dyshohet se u fut i armatosur në një shtëpi për të kryer vjedhje

Arrestim - Peje
Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 32-vjeçar në Istog nën dyshimin se ishin futur në një shtëpi në fshatin Dubovë e Vogël të Istogut për të kryer vjedhje.

Policia ka thënë se një person ka raportuar se në shtëpinë e viktimës kishte parë dy burra të armatosur e maskuar.