Kamenicë, i pezullohet patent-shoferi për një vit pasi kapet duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë në fshatin Topanicë të Kaenicës.
Policia ka thënë se shoferi i veturës me targa vendore kishte bërë kundërvajtje dhe pasi ishte ndaluar vetura ishte vërejtur se shoferi është nën ndikim të alkoolit.
Këtë ka treguar edhe testi i alkoolit, ku ai ka dal 1.65 promila.
Të dyshuarit i është pezulluar leja për një vit dhe është gjobitur me 500 euro.