Kronikë

Të miturit në Merdar i gjenden një pistoletë me dy karikatorë e pesë fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një të mitur në pikë kalimin kufitar në Merdar, pasi në valixhen e tij është gjetur një pistoletë me dy karikatorë dhe pesë fishekë.

Policia ka njoftuar të martën se e ka konfiskuar pistoletën e po ashtu karikatorët me fishekë.

Ndërkaq, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në valixhen e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikator dhe pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.