Kronikë

Dhunohet një grua në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka dhunuar një grua.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës të premten thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.