Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një person që është në kërkim si i dyshuar për një rast të dhunimit.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është: Florian (Ruzhdi) Fila, i lindur më 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë rast janë duke u zhvilluar hetime. “Lidhur me rastin ‘dhunim’ pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarit. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
