Kronikë

Arrestohet në Viti 21-vjeçari i dënuar me tre vjet burgim për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Viti një person të dënuar me tre vjet burgim për dhunim.

Sipas njoftimit të Policisë, i dënuari është 21-vjeçari me inicialet K.J.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej tri vitesh për veprat penale ‘Dhunim’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.