Njësitë policore kanë sekuestruar 25 thasë duhan të përpunuar në fshatin Stubëll të Vitisë, që dyshohet të jetë i kontrabanduar.
Policia ia ka gjetur 15 thasë në veturë personit, kurse 10 të tjerët i ka gjetur në shtëpinë e një të dyshuari tjetër.
Duhani është dorëzuar në Doganë.
“Njësitë policore gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur 15 thasë duhan të përpunuar i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar. Ndërlidhur me rastin njësitë policore kanë kontrolluar edhe një shtëpi pronë e të dyshuarit tjetër mashkull kosovar ku kanë gjetur 10 thasë duhan të përpunuar. Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar (duhani) është sekuestruar dhe dorëzuar në doganë, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Sasi e madhe cigaresh të kontrabanduara sekuestrohet nga Policia
-
Sekuestrohen 25 thasë duhan të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut
-
Në Viti konfiskohet sasi e konsiderueshme e duhanit që dyshohet të jetë i kontrabanduar
-
Policia kap në Viti rreth 500 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia V.