Një grua ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në arkë në një market në Mitrovicë, një person i armatosur ia ka grabitur një shumë të hollave.
Rasti është raportuar në mbrëmjen e të mërkurës në Polici. Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.
“Mitrovicë 30.11.2022 – 20:23. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në market duke kryer pagesa në arkë, një person i panjohur nën kërcënimin e një arme të shkurtër ia kishte grabitur paratë e pazarit ditor. Ai pas grabitjes, ishte larguar në këmbë nga ai lokacion. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.