Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur ka raportuar se në vazhdimësi është duke i ngacmuar seksualisht nga një burrë.
Policia në raportin e saj 24-orësh ka treguar se rasti është raportuar të martën, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 29.11.2022. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.