Kronikë e zezë

Apeli vërteton dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim ndaj Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

 

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.

Sipas aktgjykimit të shpallur më 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Geci u dënua me 3 vjet burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij, u shqiptua dënimi unik prej 3 vjet e 6 muaj burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”.