Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka parandaluar dy raste të kontrabandës.
Në një rast, rreth orës 15:20 është vërejtur një automjet i dyshuar që ka hyrë në Kosovë nga fshati Breznicë, Republikë e Serbisë.
Automjeti është ndaluar në Gjilan dhe pas kontrollit në veturën e drejtuesit A.A., i njohur si recedivist në kontrabandë me mallra, janë gjetur rreth 300 kilogramë kumbulla të thara të përpunuara, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se u sollën nga Serbia.
Malli është sekuestruar dhe është iniciuar rast ndaj tij.
Ndërsa në rastin tjetër, që ka ndodhur rreth orës 21:00, është ndaluar një veturë me targa vendore që kishte hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.
Vetura u ndalua në fshatin Stubëll të Vitisë, ndërsa gjatë kontrollit në veturën BMX X-5, janë gjetur 15 thasë duhan të përpunuar, që dyshohet se është futur ilegalisht nga Maqedonia.
“Të dyshuarit K.M. dhe J.K. kishin synim ta dërgonin në Viti, ku nga njësia Task-Forcë është identifikuar edhe personi i tretë, te shtëpia e të cilit janë sekuestruar edhe 10 thasë tjerë duhan”, thuhet në njoftimin e Policisë.