Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 7 persona në Kaçanik të përfshirë në një rrahje të martën, ku u lënduan tre persona.
Të martën tre persona kishin kërkuar në Emergjencë në Kaçanik ndihmë mjekësore, pasi kishin marrë lëndime në një rrahje në rrugë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoL.Q. (19), M.B. (37) kishin pësuar lëndime të lehta, ndërsa Sh.B. (20) kishte marrë lëndime të rënda me thikë.
Sipas informatave fillestare dyshohet se të tre ishin sulmuar nga persona të cilët ishin larguar me veturë Golf.
Policia ka arritur të arrestojë në Kaçanik shatë persona, që janë shoqëruar në stacion.
A.P. (15) është ndaluar për 24 orë, ndërsa L.B. (20), A.L. (22) dhe A.B. (42) janë ndaluar për 48 orë.
E në procedurë të rregullt hetimore janë liruar N.Th. (16), D.T. (15) dhe V.B . (17).
“Nga kjo ngjarje janë iniciuar rastet : Lëndim i rëndë trupor, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale dhe kanosje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.