Policia e Kosovës njoftoi se ka vdekur të hënën një person që ishte lënduar në vendin e punës më 13 tetor.
Sipas njoftimit policor, viktima po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se viktima kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, me datë 28.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.
Më 14 tetor, Policia e Kosovës kishte arrestuar pronarin e kompanisë ku po punonte punëtori.