Kronikë e zezë

Bixhoz në Ferizaj, arrestohen 13 persona

Foto: Policia e Kosovës
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së hënës, në një lokal në Ferizaj ka hasur në 13 persona duke luajtur bixhoz.

Sipas njoftimit të Policisë të martën, janë gjetur edhe disa dëshmi materiale, përfshirë pako me çipa që konvertohen në shumë parash dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz.