Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se vodhi një gjenerator e radiator

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka arrestuar një 48-vjeçar në Mitrovicë nën dyshimin se të dielën ka vjedhur në një qendër tregtare në këtë qytet një gjenerator dhe një radiator elektrik ndër të tjera.

S.SH. është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë gjësendet e vjedhura janë gjetur te i dyshuari dhe ato janë sekuestruar.

“Sendet e vjedhura janë gjetur te i dyshuari dhe të njëjtat do të procedohen si dëshmi materiale në rast. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të Policisë.