Kronikë

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Katër persona janë arrestuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Policia njoftoi të hënën se në Prishtinë është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij dhe e ka kërcënuar me vrasje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë një person është arrestuar pasi ka fyer dhe kërcënuar bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Pejë është arrestuar një person për shkak se ka rrahur bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, e i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjilan është arrestuar një person, me dyshimin se ka rrahur nënën e tij.

“Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.