Kronikë e zezë

Në zonë 40 km/h në Ferizaj voziti me shpejtësi 137km/h, i pezullohet leja e vozitjes për 3 muaj

Policia e Kosoves
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ia ka pezulluar lejen një shoferi për tre muaj dhe e ka gjobitur me 300 euro, pasi mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Gjilan ai ishte kapur duke vozitur veturën me shpejtësi 137 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.

Shoferi është në ora 23:50 mbrëmë në fshatin Bibaj. Shoferi E.A. 28-vjeçar ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.