Kronikë

Një muaj paraburgim 70-vjeçarit që vrau gruan në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji 70-vjeçarit I.G. që vrau gruan 63-vjeçare paraditen e së premtes në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

70-vjeçari, që u dorëzua në Polici pasi kreu vrasjen, është i ngarkuar me veprën penale “vrasje e rëndë”.

Gruaja që mbeti e vrarë ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Dardania”. U varros sot.