Katër persona janë lënduar, njëri prej tyre me plagë më të rënda, mesditën e së premtes pas një përleshjeje në Viti.
Policia ka konfirmuar se rreth orës 17:10 kanë pranuar informatë se ka ndodhur një përleshje mes disa personave në një rrugë të Vitisë.
Tre nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa njëri nga të lënduarit është nisur për në QKUK në Prishtinë shkaku i plagëve më të rënda, ka njoftuar Policia.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim, por të njohur për autoritetet.