Kronikë

Një grua sulmohet nga qentë endacakë në Kampusin e UP-së

qente endacake

Një grua është sulmuar të mërkurën nga qentë endacakë brenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë, gruaja e sulmuar nga qentë nuk ka dashur të vazhdojë më tej me procedura policore.

“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashur të vazhdojë më tej me procedura policore”, tha Ahmeti.