Kronikë

I burgosuri në Dubravë pretendon se u dhunua seksualisht

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar të mërkurën se një i burgosur në burgun e Dubravës ka pretenduar se ka qenë pre e dhunimit seksual para më shumë se një muaji nga një i burgosur tjetër.

Por, sipas njoftimit të SHKK-së, pas ekzaminimeve që ka bërë mjeku kujdestar nuk janë vërejtur shenja të dhunës seksuale.

“Megjithatë, bazuar në Praktikat Standarde të Veprimit të DSHB për këto raste, është kërkuar dhe është duke vazhduar trajtimi psikologjik dhe psikiatrik i tij”, thuhet në njoftim.

SHKK-ja ka njoftuar se Policia është duke u marrë me rastin.