Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për një rast dhunimi në Istog. Rasti është raportuar më 21 nëntor, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën që ka deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga një burrë.
“Istog 21.11.2022 – 15:28. Është raportuar se ka ndodhur një rast i dhunimit. Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport policor.
Ndërsa po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të ngacmimeve seksuale, një në Prizren e një në Prishtinë.
Në Prizren është arrestuar një i dyshuar pasi kishte ngacmuar dhe shqetësuar një grua duke e percjëllë dhe duke i thënë se donte të bisedonte me të. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Prishtinë është ndaluar një i dyshuar për ngacmim seksual dhe më pas është liruar me procedurë të rregullt.