Një i maskuar dhe me armë ka grabitur një pompë derivatesh të mërkurën në fshatin Poterq i Ulët në Klinë.
Ankuesi ka thënë se i janë vjedhur 792 euro dhe se dyshohet se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 € para. Pas kryerjes së veprës i dyshuari (dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona tjerë) janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti në hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Grabitet punëtori i pompës së derivateve në Trudë
-
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan
-
Raportohet për grabitje në një pompë të derivateve në Vushtrri
-
Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Kaçanik