Shtatë persona u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës në Gjakovë për bixhoz.
Policia e Kosovës kishte marrë informatë se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” po zhvilloheshin lojëra të fatit, me ç’rast kishte vepruar menjëherë.
“Me datën 09.11.2022 rreth orës 19:00, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është realizuar kontroll në lokalin ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar dhe organizuar bixhoz i paligjshëm. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur dhe arrestuar shtatë persona të cilët ishin duke luajtur lojën e fatit të ashtuquajtur ‘Barbut’”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari me inicialet P. P., i cili dyshohet se ishte organizatori i lojës dhe pronari i lokalit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.