Policia ka arrestuar tre persona të shtunën, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, gjatë në aksioni të thirrur “Bardhoshi 2”.
Gjatë operacionit, fillimisht një veturë e dyshuar e tipit Mercedes, në autostradën Prishtinë-Prizren, përkatësisht në fshatin Reshtan të Suharekës.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 30.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 768.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy telefona celular, një mulli i cili përdoret për bluarje të marihuanës dhe të holla me vlerë 43.10 euro.
Në vazhdën e hetimit të këtij rasti me urdhër të Prokurorit kujdestar, nga njësit rajonal i antidrogës në Prishtinë është realizuar kontroll tjetër në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në rrugën “Muharrem Fejza”, rr.”Ahmet Gashi” dhe rr.”Muhamet Çame” adresa të gjitha në Prishtinë, nga ku janë ndaluar tre persona.
“Në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në vendbanimin (shtëpinë) e të dyshuarit (D. K.), janë sekuestruar: 1525.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë fals. Në rr.’Muhamet Qame’ në vendbanimin (banesën) e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe një telefon celular. Në rr. ‘Ahmet Gashi’ në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë, etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë këtij operacioni policor, raportohet se në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar: mbi 3 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. 105 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1 tabletë e dyshuar për narkotik të llojit EXTASY, tri armë zjarri, dy karikatorë, disa para, tre telefona dhe një veturë.
“Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.