Kronikë e zezë

Policia ia sekuestron 10 kg marihuanë një serbi në Mitrovicën e Veriut

 

Policia e Kosovës ia ka sekuestruar 10 kilogramë marihuanë një personi me nacionalitet serb në Mitrovicën e Veriut të premten, ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të Sveçlës, njësia anti-drogë sot ka kryer një bastisje nën dyshimin e narkotikeve në një shtëpi në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, ku ka gjetur sasinë prej 10 kg.