Kronikë e zezë

Sekuestrohet në Prishtinë vetura që kërkohej ndërkombëtarisht

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë dhe sekuestrojë një veturë të llojit Pasat me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila po kërkohej ndërkombëtarisht.

Sipas njoftimit të policisë të premten, lokalizimi dhe sekuestrimi është bërë të enjten pasdite, derisa në stacion policor është shoqëruar e dyshuara- shtetase kineze, e cila e kishte marrë veturën që nga korriku i këtij viti në një kompani në Maqedoni dhe nuk e ka kthyer më.