Kronikë

Lirohet në procedurë të rregullt burri që ngacmoi seksualisht një grua

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person në Mitrovicë, me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Ngacmimi, sipas Policisë, ka ndodhur më 30 maj të këtij viti, derisa i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Në lidhje me rastin pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar, pasi dyshohet se e kishte ngacmuar viktimën kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor të martën.

Rasti është iniciuar si “ngacmim seksual”.