Një burrë nga Mitrovica e Jugut është ankuar në polici se fqinji i tij po i fotografon atë dhe familjen e tij sa herë po dalin nga shtëpia.
Sipas njoftimit të policisë të martën, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesi ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.