Në Gjykatën Themelore të Pejës, është duke u zhvilluar seanca ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, i dyshuar për vrasjen e Agonis Tetajt, e ku palët po i japin deklaratat përfundimtare.
Prokurori i rastit, Isuf Sadiku ka kërkuar që trupi gjykues të marrë vendimin meritor për të akuzuarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkurori ka kërkuar që të merren parasysh rrethanat lehtësuese e rënduese në ketë rast.
Në fjalën përfundimtare, avokati i palës së dëmtuar, Berat Tmava ka thënë se e tërë Kosova tashmë i ka sytë nga Gjykata e Pejës për vendimin që do të marrë, derisa ka thënë se prova me e fortë në ketë rast është videoincizimi.
Tmava ka thënë se trupi gjykues e ka rastin të tregojë se askush s’mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë, as një kryetar i odës, as ndonjë polic.
29-vjeçari Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.