Kronikë

Policia konfirmon të shtënat para MI-së, personi me motoçikletë shtiu në një veturë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për të shtëna me armë në afërsi të Ministrisë së Industrisë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 15:40, ka marrë informatat për të shtëna në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Sipas, informatave, thuhet se një person me motoçikletë ka shtënë në drejtim të një veture. Nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

Image