Një 76-vjeçar i kërkuar nga policia, është arrestuar të enjten në Kamenicë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari Sh.B., ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej një viti lidhur me një aksident trafiku.
Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.