Kronikë

Konfiskohet mbi 1 ton duhan i kontrabanduar me vlerë mbi 50 mijë euro

Dogana e Kosovës ka konfiskuar të enjten mbi 1 ton duhan dhe cigare në një depo në rajonin e Prizrenit.

Sipas njoftimit, vlera e evazionit fiskal si pasojë e sasisë së duhanit që dyshohet se është e kontrabanduar, është mbi 50 mijë euro.

“Pas një pune operative dhe hetimore sot pasdite njësit e Doganës kanë bastisur një depo të dyshuar për kontrabandë me duhan. Pas bastisjes janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje. Në këtë depo janë gjetur: 822 kg duhan i grirë, 28 pako cigare (1 pako = 10 kg) dhe makinë për grirjen e duhanit”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj.