Kronikë

Dogana sekuestron rreth 2.5 kg ari në një argjendari në Pejë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbi 2.4 kg ari të përpunuar pa dokumentacion përcjellës në një argjendari në Pejë.

Në vazhdimësi të një rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, ku një qytetari i ishte gjetur një sasi ari pa dokumentacion përkatës, Dogana ka kontrolluar argjendarinë në Pejë ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet tatimore.

“Njësitit i Doganës ka ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës. Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar”, thuhet nga Dogana, duke iu referuar të dy rasteve.