Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunimin e dy të miturave në Gjakovë

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e dy vajzave të mitura në Gjakovë të martën.

Sipas Prokurorisë më 4 tetor i dyshuar E.N. me dhunë e ka futur vajzën e mitur dhe ka kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

“I pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të dalë nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 04 tetor 2022”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Në rastin tjetër i dyshuari M.H. raportohet se ka kryer akt seksual me një të mitur pa dëshirën e saj. Ishte dërguar viktima në motel.

“I pandehuri kishte krijuar lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe pasi që kontaktojnë dhe takohen,

shkojnë në një motel, ku i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, dhe më pas paraqitet rasti në polici”, thuhet nga Prokuroria, e cila ka kërkuar një muaj paraburgim.