Kronikë

Ngrihet aktakuzë për vrasjen e janarit në Pejë

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet K.S. për veprën “Vrasje”, nën dyshimin se kishte therur me thikë për vdekje E.M. më 20 gusht në qytetin e Pejës.

K.S. akuzohet se në mesditë, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën, e kishte therur disa herë me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima s’u ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Për rastin ishin arrestuar dy persona, njëri për vrasje e tjetri për lëndim trupor.