Kronikë

Vdekja e këmbësores në Babimoc, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka goditur për vdekje një këmbësore të martën në mbrëmje në fshatin Babimoc të Obiliqit, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur në raportin 24-orësh se rasti është në procedurë hetimore.