Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunimit.
Në Gjakovë është raportuar për dy raste dhe në Ferizaj një.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Gjakovë rreth orës 13:00 një grua ka raportuar se dy burra të maskuar e kanë futur në veturë dhe e kanë dhunuar seksualisht.
Policia ka identifikuar njërin nga të dyshuarit dhe e ka arrestuar.
“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.
Ndërkohë po në Gjakovë rreth orës 18:00 një grua në Gjakovë ka raportuar se një i dyshuar me dhunë e ka futur në veturë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
E në Ferizaj rreth orës 13:00, një grua ka raportuar në Polici se ish i fejuari i saj ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia ka raportuar në raportin e saj 24-orësh edhe për një rast të ngacmimit.
Një e mitur është ngacmuar në Shtime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.