Një person është arrestuar të dielën në Ferizaj, pasi dyshohet se ka përdorur dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së dielës në fshatin Greme të kësaj komune.
Policia ka njoftuar se i dyshuari B.M, 42-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij 31-vjeçare vazhdimisht.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.