Kronikë

Kaloi ilegalisht kufirin nga Maqedonia V. me një pistoletë, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të shtunës ka arrestuar një të dyshuar kosovar në Han të Elezit, që kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Të dyshuarit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e nëntë fishekë.

Policia pas konsultimit me prokurorin e ka liruar të dyshuarin në procedurë të rregullt.

Hani i Elezit 01.10.2022 – 19:00. Njësiti policor te ura e gurit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak se në mënyrë ilegale në këmbë nga territori i Maqedonisë së Veriut ka hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit në trup, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me nëntë fishek. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar”, thuhet në raport të Policisë