Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të shtunës ka arrestuar një të dyshuar kosovar në Han të Elezit, që kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale nga Maqedonia e Veriut.
Të dyshuarit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e nëntë fishekë.
Policia pas konsultimit me prokurorin e ka liruar të dyshuarin në procedurë të rregullt.
“Hani i Elezit 01.10.2022 – 19:00. Njësiti policor te ura e gurit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak se në mënyrë ilegale në këmbë nga territori i Maqedonisë së Veriut ka hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit në trup, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me nëntë fishek. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar”, thuhet në raport të Policisë
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog
-
Kapen dy të mitur pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
Prezantohet si pjesëtar i FSK-së pasi kapet me armë, arrestohet