Kronikë e zezë

Sekuestrohen tre ekskavatorë e një kamion në Gjakovë nën dyshimin për degradim të mjedisit

Foto: Ilustrim
 

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka sekuestruar tre ekskavatorë dhe një kamion transportues në vlerë prej rreth 300 mijë euro.

Sipas njoftimit të Prokurorisë të premten, sekuestrimi është bërë për shkak të dyshimit se këto mjete janë përdorur për ndotje dhe degradim të mjedisit.