Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Shtime, dyshohet se vodhi para në dy xhami

Foto: KOHA/ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person në Shtime, me dyshimin se ka vjedhur para në dy xhami.

Siç njofton Policia, i dyshuari me inicialet S.M., kishte vjedhur para nga arkat e bamirësisë në xhamitë e fshatit Carralevë dhe në Lagjen e Pajtimit.