Kronikë

Vdes një grua në Shtëpinë Integruese në Ferizaj, Policia hap rast

Një grua ka vdekur një shtëpinë integruese në Ferizaj të mërkurën, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Sipas njoftimit për media, Policia rastin e ka cilësuar si “hetim i vdekjes.

“Është raportuar se një paciente në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.