Policia e Kosovës njoftoi se vrasja që ndodhi të dielën në Kolovicë të Vjetër në Prishtinë, u shkaktua nga pakujdesia.
Sipas njoftimit policor të së hënës, i dyshuari derisa kishte dalë për gjueti, nga pakujdesia e ka qëlluar viktimën që ishte në shoqëri me të, me armë zjarri, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë”, thuhet në njoftimin policor.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, derisa rasti është iniciuar “vrasje nga pakujdesia”.