Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Foto: Ilustrim
 

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, zyrtarë policorë të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë shoqëruar tre persona, ndërkohë që kanë sekuestruar dy armë zjarri, ka njoftuar Policia të hënën në Facebook.

Sekuestrimi i armëve është bërë në dy lokacione, një në një klub nate dhe një tjetër në rrugën "Ahmet Krasniqi".