Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person vritet në Prishtinë

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, të dielën në Kolovicë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, i ka thënë KOHËS se i dyshuari është shoqëruar në polici.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësite e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë Ulaj.

Ajo shtoi se prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti.